Home / Kosova / Graçanica në zgjedhje më 18 janar

Graçanica në zgjedhje më 18 janar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori vendim që zgjedhjet për kryetar të Komunës së Graçanicës të mbahen më 18 janar 2015.

gra-ccedil-anica-n-euml-zgjedhje-m-euml-18-janar_hdKëtë vendim e mori pas takimeve konsultative me përfaqësuesit e partive politike parlamentare për përcaktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës së Graçanicës, pas dorëheqjes së kryetarit të deritashëm.

Jahjaga ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Graçanicës, në përputhje me vendimin e Presidentes dhe ligjet në fuqi.

“Presidentja Jahjaga fton qytetarët e Komunës së Graçanicës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur Kryetarin e Komunës. Pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve të Graçanicës në zgjedhjet për Kryetar, do t’u jap atyre mundësinë që të ndihmojnë në ngritjen e mirëqenies dhe të përmirësojnë jetën e tyre, duke ndihmuar në integrimin sa më të shpejtë të të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: