Kosova

Gjukanoviq përgëzon Mustafën: Të fuqizojmë marrëdhëniet bilaterale

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, ka pranuar sot një telegram urimi nga kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili thekson se Mali i Zi mbetet i përkushtuar në fuqizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale me Kosovën.

gjukanoviq-p-euml-rg-euml-zon-mustaf-euml-n-t-euml-fuqizojm-euml-marr-euml-dh-euml-niet-bilaterale_hdNë telegramin e urimit të kryeministrit Gjukanoviq thuhet zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës është një hap i rëndësishëm në drejtim të ndërtimit të mëtejmë të shoqërisë moderne dhe të zhvilluar evropiane.

“Më lejoni që në emër të Qeverisë së Malit të Zi dhe në emrin tim personal të ju shprehi përgëzimet e mia më të sinqerta me rastin e marrjes së detyrës me përgjegjësi të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Mali i Zi mbetet i përkushtuar në fuqizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, e në bazë të miqësisë tradicionale, respektimit dhe besimit të ndërsjellë, duke ndjekur qëllimet evropiane dhe euroatlantike të të dyja shteteve. Jam i bindur që Qeveria, në krye të së cilës jeni ju, do të vazhdoj të fuqizoj pozitën e Kosovës si një partner konstruktiv dhe i besueshëm në dialogun regjional, duke kontribuar me përgjegjësi në stabilitetin dhe prosperitetin e hapësirës së Ballkanit Perëndimor”, thuhet në telegram.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button