Home / Bota / Amerika / Drejt paqes SHBA-Kubë, përshëndetet nisma në gjithë botën

Drejt paqes SHBA-Kubë, përshëndetet nisma në gjithë botën

Marrëveshja e fundit të armiqësisë 50-vjeçare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës është përshëndetur me eufori në mbarë botën. Papa Françesku, njeriu që luajti rol qëndror në afrimin e dy rivalëve dhe liderët amerikano-jugorë ishin ndër të parët të cilët lavdëruan shembjen e murit të urrejtjes që ndau për dekada të tëra dy vendet aq pranë njëri-tjetrit gjeografikisht.

1418903577kuba-bloqueMinistri i jashtëm kilian, Herald Munoz, e përshkroi këtë moment si “fillimin e fundit të Luftës së Ftohtë në dy Amerikat”.

Për presidenten argjentinase Cristina Fernandez, lëvizja e normalizimit të marrëdhënieve mes dy kombeve kundërshtare do të hyjë në histori: “Dita e lirimit të tre të burgosurve kubanë ishte një ditë që nuk e mendonim kurrë se do ta shihnim të shkruhej në historinë e Kubës. Ishte një vendim i zgjuar i presidentit amerikan Barak Obama. Është një vendim që hap një kapitull të ri në histori sepse pas 53 vitesh izolimi e bllokade, afron një vend të vogël si Kuba me shtetin më të fuqishëm të botës që është vetëm 90 km larg.”

Bashkimi Europian, që komunikimin me Kubën e rivendosi në 2013-n, e mirëpriti atë që edhe ai e cilëson “pikë kthese historike”. Një lajm shumë i mirë në këto kohë të mbarsura me konflikte, ishte deklarata e shefit të diplomacisë gjermane Frank Walter Steinmeier. E respektoj kurajon e Barak Obamës për t’i dhënë fund një politike të tillë që zgjati për dhjetra vjet, shtoi ai.

Lavdërime vijnë edhe nga OKB-ja. Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon u shpreh: “Lajmi i normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe është mjaft pozitiv. E përshëndes me gjithë zemër një zhvillim të tillë. Shpresoj sinqerisht se ky hap do të ndihmojë të zgjerohen akoma më shumë shkëmbimet mes dy popujve të ndarë nga njëri-tjetri prej një kohe tepër të gjatë. Kombet e Bashkuara janë të gatshme t’i ndihmojnë të dy vendet t’i çojnë përpara marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.”
Njoftimi i Obamës në Uashington, i ndjekur nga ai i presidentit kuban Raul Kastro në Kubë, u shoqërua me një shkëmbim të heshtur të burgosurish për spiunazh si dhe lirimin e kontraktorit amerikan Alan Gros, i cili është mbajtur i burgosur në Kubë për 5 vjet. Zyrtarët amerikanë sqaruan se kanë në plan edhe lehtësimin e embargos ekonomike ndaj shtetit komunist.

Reagimet brenda Shteteve të Bashkuara nuk kanë qenë megjithatë të gjitha pozitive. Senatori republikan Marco Rubio nga Florida tha se kjo kthesë e politikës amerikane ndaj Kubës nuk do të përbëjë asnjë ndryshim sa i takon përmirësimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.