Home / Arte / Libri / “Unë dhe unë” nga Sokol Olldashi

“Unë dhe unë” nga Sokol Olldashi

“Mjeshtëria poetike e Sokol Olldashit ka në strukturën e saj një varg të çliruar tonik, ametrik dhe arimik, por me intonacion muzikor. Vargu në poezi mund të jetë i rregullt, i çliruar, i lirë, por muzikalitetit nuk duhet të mungoje. Dhe sokol Olldashi këtë dhunti e ka ruajtur.”

1418868728olldashi-liibriMe këto fjalë, mbyllet parathënia e shkruar nga shkrimtari i madh Dritero Agolli, në librin e prezantuar mbrëmjen e të mërkurës nga të  afërmit e Sokol Olldashit.

Një vëllim me poezi të pabotuara të Olldashit, të cilat familja vendosi t’i publikoi, në ditën e lindjes së tij, në një libër me titullin “Unë dhe unë”.

Në një sallë të mbushur, me familjarë, miq, kolegë politikanë, gazetarë e shumë të ftuar, janë recituar nga aktorët e njohur të skenës shqiptare disa nga poezitë e Sokol Olldashit.

Më herët, me rastin e 42-vjetorit të lindjes së ish-deputetit Sokol Olldashi është zhvilluar në Durrës ceremonia e dorëzimit të titullit ”Qytetar Nderi” pas vdekjes.

Një muaj më parë, Këshilli Bashkiak i qytetit votoi unanimisht dhënien e këtij titulli, që iu dorëzua djalit të tij, Glaukut nga kryetari i Këshillit Bashkiak.

”Falenderoj Këshillin Bashkiak të Durrësit dhe shoqatën ”Durrësi” për nderimin që po i bëjnë babait tim pikërisht në ditën e lindjes së tij” është shprehur djali i Sokol Olldashit.

Ashtu si dhe në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta, ra në sy mungesa e kreut të Partisë Demokrati, Lulzim Basha dhe ish-kreut Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.