Rajoni

Cipras: Kryeministri Samaras mbetet i rrezikshëm për vendin

Të rrezikshëm për vendin e cilësoi kryeministrin grek, Antonis Samaras, kryetari i partisë së majtë radikale greke, SYRIZA, Aleksis Cipras në një mbledhje të jashtëzakonshme të sekretariatit politik të partisë.

aa149“Samaras është i aftë të inskenojë madje edhe një bankrun (tërheqja masive të depozitave bankare – shën. përkth.) me një largim artificial kapitalesh me qëllim që të bëjë të besueshëm argumentin e frikës”, deklaroi ashpër Cipras.

“Ata që do të tentojnë një gjë të tillë do të japin llogari”, theksoi ai.

Gjatë takimit, Cipras iu referua sulmeve që i bëhen SYRIZA-s dhe vuri në dukje se “sado manipulime që të tentojnë, nuk do t’ia arrijnë”.

”Do t’iu kthehen në bumerang”, tha lideri i kësaj partie.

Cipras shtoi më tej se qeveria dhe trojka, pasi ranë dakord për gjithë masat e reja shtrënguese, tani së bashku po manipulojnë terrorizimin e deputetëve për të kapërcyer pengesën e zgjedhjeve presidenciale.

Parlamenti grek dështoi dje në zgjedhjen e presidentit të ri të republikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button