Home / Bota / Amerika / Uashingtoni ndërpret çdo shkëmbim tregtar me Krimenë

Uashingtoni ndërpret çdo shkëmbim tregtar me Krimenë

 SHBA-ja ka ndërprerë të gjitha shkëmbimet tregtare me Krimenë për të protestuar kundër aneksimit të këtij gadishulli ukrainas nga Moska, njoftoi sot presidenti amerikan, Barack Obama.

obama8”Dekreti presidencial ndalon çdo shkëmbim të mallrave, teknologjive dhe shërbimeve në drejtim apo në origjinë të këtij rajoni”, theksoi Obama pas sanksioneve të ngjashme të marra nga Bashkimi Evropian.

“I kërkoj Rusisë të ndërpresë pushtimin dhe përpjekjet për aneksiomin e Krimesë dhe të ndërpresë mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës”, deklaroi presidenti amerikan në një komunikatë.

Bashkimi Evropian ka nadaluar gjithashtu që prej së enjtes çdo investim në këtë rajon të aneksuar në muajin mars nga Rusia pas një referendumi të kundërshtuar.

“Administrata ime do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatët dhe partnerët në Evropë dhe në të gjithë globin për (…) të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi Obama.

Në të njëjtën kohë, Thesari amerikan shtoi në listën e zezë 20 drejtues separatistë në Ukrainë që akuzohen për shkelje të stabilitetit të vendit me mbështetje të Rusisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: