Teknologji

BlackBerry rikthen modelin Classic

BlackBerry zyrtarisht ka prezantuar modelin e ri të telefonit të saj të mençur – BlackBerry Classic. Modeli që është shfaqur dhe përfolur për një kohë të gjatë, tani ka zbuluar karakteristikat e tij, dhe është vënë në dispozicion për para-porosi.

blackberry-rikthen-modelin-classic_hdBlackBerry Classic i është kthyer formës dhe dizajnit klasik të telefonave BlackBerry, duke kombinuar tastierën fizike dhe ekranin e ndjeshëm në prekje.

I prezantuar në të njëjtën kohë në disa vende të ndryshme, BlackBerry Classic sjell ekranin e ndjeshëm me diagonalen prej 3.5-inç me Gorilla Glass 3, dhe ofron 294dpi.

Procesori i telefonit sjell 1.5GHz Qualcomm Snapdragon, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme me microSD kartelë për zgjerim të hapësirës. Bateria e telefonit mundëson 22 orë jetëgjatësi.

Kamera kryesore e telefonit sjell 8MP, ndërsa ajo e përparme ofron 2MP.

Versioni i fundit i sistemit operativ të kompanisë është integruar në këtë telefon, përkatësisht është BB 10.3.1 që vjen me telefonin, që më herët është parë në modelin e famshëm – Passport. Çmimi aktual i BlackBerry Classic është 349 funta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button