Moda

Çorapet e gjata, aksesori i momentit

Me printe, ngjyra dhe materiale të llojeve të ndryshme, këto çorape përveçse ju mbajnë ngrohtë, ju bëjnë edhe të dukeni bukur dhe me stil.

ccedil-orapet-e-gjata-aksesori-i-momentit_hdÇorapet nuk bëjnë gjithmonë pjesë në kategorinë e aksesorëve dimërorë, pasi ato mund të shërbejnë për të kompletuar pamjen në mënyrë koherente.

Ato na mundësojnë të vishemi me funde dhe fustane edhe në ditë të ftohta të vitit, dhe ne nuk kemi pse të mbajmë geta, pasi çorapet janë më të bukura dhe komode.

Të kombinueshme që nga veshjet sportive deri tek ato më klasiket, çorapet e gjata mund t’i mbani edhe veshur në shtëpi me një T-shirt jo të shkurtër teksa ecni nga njëra dhomë në tjetrën për të gjetur se ku e keni harruar gotën e verës.

Çorapet e gjata shkojnë shumë mirë me minifundet apo pantallonat e shkurtra.

Ka shumë mënyra të mrekullueshme për të veshur çorapet e gjata mbi gjunjë. Është bërë trend të shohim lloje të ndryshme të këtyre çorapeve dhe me të vërtetë duken lezetshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button