Kronika

Debitor ndaj OSHEE-së, propozohet shkarkimi i kreut të DAR në Malësinë e Madhe

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, propozoi sot shkarkimin e drejtorit të Zyrës Arsimore të Malësisë së Madhe, Vlash Linadi, pas konstatimit se figuronte debitor ndaj operatorit të shitjes së energjisë elektrike (OSHEE), në masën e 130.490 lekëve.
Ministria-e-Arsimit1“Për këtë konstatim, që është i papranueshëm për një zyrtar të administratës shtetërore, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, propozon shkarkimin e Vlash Linadit sipas procedurave ligjore për shkelje të etikës dhe mos zbatimit të Urdhërit të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Nr.432 date 05.11.2014″, thuhet në një njoftimin për shtyp të MAS.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, citohet njoftimi, i bën thirrje të gjithë trupës së punonjësve në sistemin arsimor se detyrimi për pagesën e energjisë elektrike është një detyrim ligjor, pasi në një shtet të së drejtës, në një vend demokratik, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe se vetëm kështu, mund të kontribuojmë së bashku në ndërtimin e një të nesërme krejtësisht tjetër për vendin tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button