Bota

Obama: Putini nuk është një ”mjeshtër i shahut”

Situata ekonomike në të cilën ndodhet Rusia dëshmon faktin se politika e Vladimir Putinit është e gabuar, theksoi presidenti amerikan, Barack Obama.

obama-putin-1Presidenti amerikan, Obama hodhi poshtë idenë se mund të ishte gënjyer nga Vladimir Putin gjatë krizës ukrainase duke ironizuar mbi faktin se presidenti rus nuk ishte një ”mjeshtër i shahut”.

”Vladimir Putin nuk është një mjeshtër i shahut  duke gënjyer Perëndimin dhe Obamën, dhe atë dhe këtë”, theksoi presidenti amerikan në një intervistë për CNN të publikuar dje.

”Përkundrazi, politika e Putinit dhe sanksionet perëndimore kundër Rusinë kanë drejtuar vendin në një krizë të thellë”, shtoi ai.

“Tashmë, ai po qeveris vendin të përballur me zhvlerësimin e monedhës, me një krize të rëndë financiare dhe një kontraktim të madh ekonomik”, theksoi presidenti amerikan.

”Ai nuk duket si dikush që mund të më ketë mbërthyer mua apo të ketë mbërthyer SHBA-në”, shtoi ai.

Rusia po përballet aktualisht me një krizë financiare të rëndë si pasojë e trazirave monetare që kanë prekur vendin dhe përkeqësimit të ekonomisë ruse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button