Kronika

Kakavijë, qendër e re pritjeje për emigrantët e paligjshëm

Për të menaxhuar fluksin në rritje të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në vend, qeveria shqiptare do të hapë së shpejti një qendër të re pritjeje në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër.

kakavije-320x180Ministria e Punëve të Brendshme, po harton një plan masash për t’u përballuar me situata të tilla. Zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, ka pranuar se vendi ynë përdoret si pikë kalimi i emigracionit të ligjshëm e të paligjshëm në vitet e fundit.

“Të gjithë ata persona që hyjnë në vendin tonë, qëndrojnë tranzit dhe kanë si destinacion vendet e BE-së, – tha Gjebrea. – Ne do të përpiqemi të ndjekim një politikë të mirë për këtë dukuri, duke bashkëpunuar edhe me pushtetin lokal përmes fushatave sensibiluzuese”.

Sipas Gjebresë, ky fluks emigrantësh të paligjshëm, vjen kryesisht nga Siria, ku refugjatët përdorin Shqipërinë e Malin e Zi për të kaluar tranzit në Evropë.

“Ne së shpejti do të hapim një qendër mbështetëse në kufi, afër kufirit në Kakavijë për të ndihmuar këtë fluks që është rritur në mënyrë të dukshme. Një qendër e mbyllur apo e hapur për refugjatët nuk ndihmon tashmë në kufijtë e këtij emigracioni që po shfaqet”, – theksoi ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button