Ekonomia

Il Giornale: Taksat e ulëta shtojnë investimet italiane; Rama: Është fakt

Lehtësirat që u ofrohen investitorëve të huaj në vendin tonë tashmë janë fakt. Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama në një postim të tij në rrjetet sociale referuar një artikulli të gazetës italiane “Il Giornale” me titull “Të jetosh me 15% taksa, është vetëm një orë larg Italisë.

gazetaE përditshmja italiane i ka kushtuar një vëmendje të veçantë numrit të lartë të sipërmarrësve italianë që kanë vendosur të investojnë në vendin tonë, dhe kjo sipas gazetës, e gjitha lidhet me lehtësirat ekonomike dhe financiare që qeveria shqiptare ka vendosur për investitorët e huaj.

Sipas artikullit të gazetës italiane, janë rreth 20 mijë shtetas italianë që kanë vendosur të vijnë dhe investojnë në Shqipëri, duke nënvizuar lehtësirat që u ofrohen, dhe më konkretisht me shmangien e burokracive dhe me një taksë jo më të lartë se 15%.

“Il Giornale” shprehet se, krahasuar me vendet e tjera është shumë e lehtë për sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri, ku një biznes mund të hapet brenda një dite, dhe ku ofrohen lehtësira fiskale.

Por krahas investitorëve, gazeta thekson se në Shqipëri kanë emigruar edhe gazetarë, arkitektë dhe profesorë.

Dhe referuar të gjitha lehtësirave të lartpërmendura nga e përditshmja italiane, kryeministri Rama thekson në postimin e tij, se tashmë lehtësirat e krijuara nga qeveria shqiptare janë një fakt, dhe kjo po vërtetohet edhe nga ndërkombëtarët.

Shqipëria prej kohësh është kthyer në një destinacion të preferuar të investitorëve të huaj, ku muajin e kaluar në raportin e “Doing Bussines”, Shqipëria pati një përmirësim me 40 vende.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button