Horoskopi

Horoskopi për datën 23 dhjetor 2014

horoskopiDashi

Në dashuri dhe ndjenja nevojitet pak guxim. Mundohuni të gjeni mënyra të drejta dhe të bukura për të shprehur këto ndjenja.

Demi

Perspektiva të reja për beqarët. Vetëm të lindurit në ditën e diel do të përballen me vështirësi në dashuri. Për të tjerët dita do të jetë pozitive.

Binjakët

Sot do të jeni mjeku më i mirë i vetes dhe do të kërkoni vetminë për të reflektuar mbi situata që kanë ndodhur kohë më parë.

Gaforrja

Nëse e ndieni se jeni plot energji dhe vitalitet, tregojeni këtë. Kjo do t’ju bëjë të viheni re nga ata persona që ju interesojnë shumë.

Luani

Qetësia është virtyt i të fortit, kështu që qetësohuni dhe filloni të mendoni më shumë. Do t’ju bëjë mirë që të merrni vendime të rëndësishme.

Virgjëresha

Një person që keni kohë pa e parë, po mendon shumë për ju. Ka ardhur koha që këto ndjenja t’i qartësoni një herë e mirë. Jepini një mundësi të dytë.

Peshorja

Një person do që t’ju kërkojë falje, por nuk ka guxim. Mundohuni të bëni ju një hap përpara. Ditë me hatërmbetje në shoqëri.

Akrepi

Sot do të përballeni me paqartësi për shkak të një situate që do të ndodhë. Mos e anashkaloni me pak fjalë, pasi në fakt keni shumë për të diskutuar.

Shigjetari

Duhet të mundoheni të zgjidhni situatën tuaj financiare. Mos e lejoni veten të tërhiqeni nga eventet dhe njerëzit e bukur. Kini më shumë besim te partneri.

Bricjapi

Shumë aktivitete në ambientin që ju rrethon. Një mbrëmje romantike kjo për të lindurit në ditën e diel. Ndërsa mëngjesi përrallor për të lindurit në ditën e enjte.

Ujori

Ditë plot fat, ku realiteti juaj do të ndryshojë papritur dhe e gjithë kjo falë përpjekjeve tuaja të vlefshme. Puna do t’ju shkojë shumë mirë.

Peshqit

Jeni duke pritur të reja, të cilat më në fund do të ndryshojnë situatën rreth jush. Në familje do të shijoni momente të paharrueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button