Teknologji

“Sony” kërcënon për ndjekje penale “Twitter”-in

Studioja e kinemasë dhe televizionit, “Sony Pictures” kërcënoi dje se do të ndjekë penalisht rrjetin social “Twitter” nëse nuk bllokon mesazhet që riprodhojnë dokumentet e vjedhura nga GOP (Guardians of peace), grupi pirat që mori përsipër sulmin informatik viktimë e të cilit ishte kompania “Sony”.

ee1075-350x196Sipas një letre të avokatit të “Sony”-t, David Boies, për drejtoreshën e “Twitter”-it, Vijaya Gadde, kompania njofton se llogaria “Twitter @bikinirobot” publikon dokumentet e vjedhura nga GOP-ja në serverat e studios.

Letra thekson gjithashtu se “Sony Pictures Entertainment” nuk do të tolerojë riprodhimin dhe shpërndarjen e dokumentave të vjedhura gjatë sulmit informatik të 24 nëntorit.

Për më tepër, një grup që përfaqëson gjithsej 250 salla kinemaje të pavarura ka filluar një peticion në faqen e internetit “change.org” për t’i kërkuar “Sony”-t t’u mundësojë publikimin e komedisë së përfolur “Intervista që vret!”, që flet për një komplot fiktiv të CIA-s për vrasjen e liderit koreanoverior Kim Jong Un.

Kjo komedi ka zemëruar aq shumë Phenianin, sa që mendohet se ka urdhëruar sulmin informatik kundër “Sony”-t, sipas autoriteteve amerikane. Nga ana tjetër regjimi komunist mohon çdolloj implikimi në këtë aferë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button