Film

“Tri dritare dhe një varje” s’kualifikohet nga gara për Oscar

Lista e shkurtër për filmat më të mirë në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” në Oscars tashmë është publikuar, ndërsa Kosova nuk ka arritur të hyj në këtë listë me 9 filma.  Në fakt, shumë prej filmave më të rëndësishëm të këtij viti, përfshirë fituesin e Kanës, nuk janë futur në listë.

filmi_48622“Winter Sleep” nga Nuri Bilge Ceylan , edhe pse fitoi Palmën e artë, nuk u konsiderua i denjë për Oscar, ashtu si dhe filmi “Mommy” i Xavier Dolan, që fitoi çmimin e jurisë në Kanë. As “White God” e “Two Days One Night”, nuk u futën në këtë listë.

Filmat që u përzgjodhën, e që do të vazhdojnë të përzgjedhen në vetëm pesë filma më të mirë, janë këta:

“Ida” – Pawel Pawlikowski, Poloni

“Wild Tales”, Damian Szifron, Argjentina

“Corn Island”, George Oshavili, Gjeorgjia

“Tangerines”, Zaza Urushadze, Estonia

“Timbuktu”, Abderrahmane Sissako, Mauritania

“Accused”, Paula van der Oest, Holanda

“Leviathan”, Andrey Zvyagintsev, Rusia

“Force Majeure”, Ruben Östlund, Suedia

“The Liberator”, Alberto Arvelo, Venezuela

Nominimet e plota për Oscars do të publikohen më 15 janar të vitit 2015, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 22 shkurt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button