Arte

“The Guardian” uron Krishtlindjet me veprën e Anri Salës

E përditshmja britanike “The Guardian” ka zgjedhur një fotografi të veprës së artistit shqiptar Anri Sala, për të uruar Krishtlindjet. Gazeta prestigjioze, e ka postuar “online” instalacionin me titull “Eversion E_white” si dhuratë për festat e fundvitit.

2_7160“Me palma ngjyra -ngjyra e valëzuese dhe me drita diskotekash interesante” është përshkrimi për veprën që Sala e kishte realizuar në vitin 2009. Artisti nga Shqipëria, Anri Sala, këtë vit është shpërblyer me çmimin më prestigjioz të artit bashkëkohor në Evropë, “Vincente”. Çmimi bienal, i cili ndahet qysh nga viti 2000, feston karrierën e artistëve puna e të cilëve është cilësuar të jetë “ndikues në zhvillimin e artit bashkëkohor në Evropë” dhe vjen me vlerë prej 50 mijë eurove. Sala ishte në mesin e pesë artistëve të nominuar për çmimin “Dutch”, bashkë me fituestin e çmimit “British Turner”, Gillian Wearin.

Juria kishte deklaruar se ka qenë e vështirë të përzgjidhet fituesi, por kishte zgjedhur Salën në bazë të “punës së tij poetike dhe konceptuale në të njëjtën kohë”. Vepra fituese e Salës, e krijuar enkas për këtë çmim, është titulluar “Le Clash and Tlatelolco Clash” dhe ishte e kombinuar me dy filma të tij me pjesën e tjetër të veprës. Pjesa qendrore e veprës fituese të Salës ishte kënga “Should I Stay or Should I Go”, e cila përcillej me video të ndryshme që ishin të fragmentuara në versione të ndryshme.

Lokacioni i dy filmave, të cilët u luajtën në të njëjtën kohë, ishin një qendër e braktisur kulturore në Francë dhe sheshet e tri kulturave në Tlatelolco të Mexico Cityt. Sala këto i ka paraqitur si simbole të dështimit të ideologjive të mëdha. Me datën 22 nëntor Sala u bë fitues i kësaj gare. Ai nuk ishte prezent në ceremoninë e cila u mbajt në “Gemeentemuseum” në Hagë, por pati shprehur falënderimet e tij me anë të një videoje.

“Është kënaqësi e madhe dhe është frustruese që nuk mund të jem aty për të festuar”, do të thoshte Sala.

“Por ndoshta kjo është sikur puna ime, imazhet janë në një vend dhe zëri diku tjetër. Por do të doja që edhe zëri edhe prezenca ime të ishin në një vend, bashkë me ju. Faleminderit të gjithëve për çmimin!”, kishte përfunduar Sala.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button