Teknologji

Kina bashkon me trena të shpejtësisë së lartë ”Far Westin” e saj

Kina inauguroi sot linjën e saj të parë hekurudhore të shpejtësisë së lartë (TGV) që lidh Xinjiangun, një nga rajonet më problematike, me pjesën tjetër të vendit.

ee1094-350x197E gjatë rreth 1 800 kilometra, linja e re e quajtur “Lanxin” lidh në më pak se 12 orë, Lanzhunë, kryeqyteti i provincës së Gansus, me Urumqin, kryeqytet i provincës së Xinjiangut, duke e përgjysmuar kohën për të përshkruar këtë rrugë.

Ky rajon gjigant, ku gjysma është e mbuluar nga shkretëtira në kufijtë perëndimor të Kinës, është tre herë i madh sa Franca si dhe kufizohet me tetë vende të Azisë Qendrore.

“Kjo linjë hekurudhore u ndertua për pesë vite dhe është hekurudha e parë e këtij lloj në rajon që përshkuan malet Qilian, që arrijnë në 5 500 metra lartësi, kalon në një pjesë të Murit të Madh para se të kalojë në pesë zona që rrihen nga erëra shumë të forta”, sipas meidas kineze.

Ndërtimi i rrjetit të trenit me shpejtësi të larte i ka mundësuar vendit të ketë 11 mijë kilometra hekurudhë në shërbim në vitin 2013, rrjeti më i gjatë në botë, dhe pritet të arrijë 16 mijë kilometra në vitin 2020.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button