KosovaPolitika

Thaçi: Në mars të 2015 mbledhja e dytë e përbashkët e dy qeverive

Zv/kryeministri i Kosovës, njëkohësisht ministër i Jashtëm, theksoi sot se “në fund të muajit mars të vitit 2015 do të mbahet mbledhja e ardhshme ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë”.
mbledhjeNë një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se “së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot patëm një kafe në mëngjes me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuam axhendën e integrimit europian, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet, bashkëpunimin rajonal si dhe zhvillimet e fundit politike. Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në fund të muajit mars 2015″. Kryeministri Rama ndodhet sot në Kosovë ku mori pjesë në Forumin e Lëvizjes “FOL”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button