Kosova

FAK-u i varur nga Lista Serbe

Transformimi i Forcave të Sigurisë në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) do të kërkoj një koordinim politik ndërmjet Prishtinës–Brukselit dhe Beogradit. Ky transformim nuk mund të bëhet pa miratimin e NATO-s dhe pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese ligjore.

fak-u-i-varur-nga-srpska_hdPor, Kushtetuta nuk do të mund të pësojë këtë ndryshim pa 80 votat e deputetëve të Kuvendit, si dhe pa miratimin me dy të tretat e votave të pakicave që përfaqësohen në Kuvend.

Herën e fundit, deputetët serb patën bojkotuar seancën për të pamundësuar që ky transformim të ndodhte. Për vitin 2015, një nga prioritetet e qeverisë së Kosovës, por edhe faktorit ndërkombëtar që ka kontribuar në ngritjen e FSK-së, është që të bëhet transformimi në Forca të Armatosura.

Burime qeveritare në Prishtinë kanë theksuar për gazetën “Tribuna” se do të jetë i domosdoshëm një proces negocimi me Listën Serbe për të siguruar votat e tyre. Aktualisht, përfaqësuesit e Listës, sipas këtyre burimeve, u kanë thënë zyrtarëve në Prishtinë se ata do të vendosin ashtu siç do t’i këshilloj dhe udhëzoj Beogradi.

Në deklarimet e saj publike, presidentja Atifete Jahjaga ka theksuar se e ardhmja e Forcës së Armatosur të Kosovës nuk ka alternativë dhe mbetet punë parësore për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. “Duke e bërë Kosovën me forcën e vet mbrojtëse do të kompletohet konsolidimi i shtetit tonë dhe do të bëhet kontribuuese e sigurisë kolektive të Evropës dhe më gjerë”, ka thënë Jahjaga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button