Kosova

Rama: Shqiptarët e dinë më së miri çka do të thotë të lodhesh nga durimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë në Kosovë, deklaroi të premten se trendi historik për shqiptarët ka ndryshuar. Ai tha se si në këto 15 vjet, shqiptarët asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të respektueshëm. Por, sipas tij, duhet nxituar për të mos humbur momentin e madh që historia dhe rrethanat kanë sjell për shqiptarët.

rama-shqiptar-euml-t-e-din-euml-m-euml-s-euml-miri-ccedil-ka-do-t-euml-thot-euml-t-euml-lodhesh-nga-durimi_hdKryeministri këto komente i bëri në debatin e organizuar nga lëvizja Fol me temën “Partneriteti strategjik Kosovë-Shqipëri.

Ai tha se trendi historik për shqiptarët ka ndryshuar dhe ky sipas tij është momenti për ndryshuar çdo nivel politik, a shoqëror dhe për ta ngritur në një shkallë të re të përgjegjësisë ndaj ardhmërisë.

“Ne flasim shumë për virtytet tona dhe ky është vesi ynë më i madh”, tha Rama.

Sipas tij, kjo kohë ka sjellë dy lajme për shqiptarët. Lajmi i mirë është se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë ndërkombëtarisht më të respektueshëm sa në këto 15 vjet dhe kjo sipas tij është një fakt historik domethënës.

Por Rama u shpreh se me gjithë ngritjen nëse nuk shfrytëzohet kjo periudhë, atëherë shqiptarët do të kenë humbjen historike.

“Duhet nxituar për të mos humbur momentin e madh që historia dhe rrethanat kanë sjell për shqiptarët”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptarë u shpreh kritik ndaj proceseve të fundit në vend, duke thënë se pas pavarësisë së Kosovë janë vërejtur simptoma të brishtësisë së demokracisë si në Shqipëri. Ai tha se përveç dobësisë së përgjithshme fiziologjike të një klase politike, ka një kapacitet të ultë të reflektimi.

Ai uroi shqiptarët e Kosovës, duke thënë se së bashku të jemi faktor nxitës për çuarjen përpara të procesit të paqes në rajon, por të jemi faktor me autoritet dhe të respektuar për ta bërë Bashkimin Evropian ta kthej kokën nga ne si shqiptarë dhe rajon.

Kjo sipas tij, reflektohet me lodhjen e BE-së për zgjerim, por sipas tij, shqiptarët e dinë më së miri se çka do të thotë kur ballkanasit lodhen nga durimi.

Ndryshe, në debat të pranishëm janë ministra të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button