Kronika

Ana tjetër e Krishtlindjeve në Tiranë

Këto foto u bënë mëngjesin e së enjtes, përpara Katedrales Ortodokse në Tiranë. Është ana tjetër e festive. Janë të njëjtët lypsa që nuk lënë rastin për të fituar diçka më shumë në raste të ditëve të shënuara.

Ata rreshtohen në krah të kishave apo xhamive, sipas rastit duke kërkuar ndonjë monedhë ndërsa me zë të lartë urojnë festat. Edhe këtë herë realiteti nuk ka ndryshuar.

Fotot e postuara në rrjetet sociale nga fotografi Arjan Isa tregojnë se pas dritave, dhuratave dhe zbukurimeve ka dhe një anë tjetër më pak të ndriçuar ku është ftohtë, ka uri dhe mendohet vetëm për bukën e gojës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button