Kuriozitete

Ndërpret koncertin për shkak të blicit

Dirigjenti i famshëm botëror dhe pianisti Daniel Barenboim ndërpreu shkurtimisht të hënën në mbrëmje nëLa Scala sonatën e Franz Shubertit pas serisë së bliceve të cikleve fotografike që atij i ndërhynë në ekzekutimin e kësaj vepre të artit, kanë transmetuar mediat italiane.

Barenboim  dirigiert Beethovens Fünfte in KairoNë ambientin prestigjioz të njërës prej sallave më të famshme të koncerteve në Itali, blici i një aparati fotografik filloi ta bezdisë pianistin, sapo filloi të luajë notat e para të sonatës së Shubertit.

Barenboim menjëherë ka ndërprerë koncertin, pastaj shkoi te spektatorja, që mbante një aparat fotografik. “Zonjë, unë jam duke u përpjekur t’ju përcjell Juve një gjë më të mirë, por ju nuk e meritoni. Ja u kam thënë edhe herë tjetër në koncert, hera e parë kjo ishte shaka, por këtë herë jam serioz,” i bërtiti asaj artisti i famshëm.

“Ata që fotografojnë në koncerte janë sigurisht nga më pak të arsimuarit njerëz”, shtoi maestro i cili, me duartrokitje të madhe nga publiku, u kthye në sallë që të vazhdonte në koncert.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button