PolitikaPresidenciale

Presidenti Nishani dekreton disa ligje

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi të premten disa ligje të rëndësishëm, të miratuar së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë.
0401-PRESIDENCA-1-660x3011Kështu, Kreu i shtetit dekretoi ratifikimin e dy marrëveshjeve ndërmjet palës shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), ajo për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan dhe marrëveshjen e financimit për projektin e rindërtimit të rrugëve dytësore dhe lokale.
Një tjetër ligj i dekretuar nga Presidenti është edhe marrëveshja e ndryshuar me qeverinë amerikane “Për financimin e projektit të rindërtimit të rrugëve dytësore dhe lokale”, si dhe ligji “Për urdhrin e punonjësve socialë” dhe ai “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button