Kronika e zeze

“Mjeshtri i madh” i humorit shqiptar, Veli Rada, ndërron jetë

Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Veli Rada , ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare pas një sëmundje te rëndë.
veli-radaAktor profesionist i Estradës së Tiranës prej 35 vitesh, Veli Rada në vitin 2013 u nderua nga Bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e kryeqytetit” si dhe nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”.
Rada ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1972-1975 në degën e aktrimit dhe menjëherë pas studimeve, u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, ku punoi për 35 vjet. Ai ka realizuar qindra role, prej të cilëve shumë do të mbeten të paharruar dhe punoi si regjisor e asistent regjisor, skenarist humori. Rada ka realizuar një sërë skeçesh, parodish, etj. Veli Rada ishte edhe një komentator i njohur i sportit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button