Bota

Qeveria miraton një plan investimi prej 24 miliardë eurosh

Qeveria japoneze e së djethtës e kryeministrit Shinzo Abe, që sapo është rizgjedhur, miratoi sot një plan të rimëkëmbjes ekonomike prej 3 500 miliardë jen (24 miliardë euro) që të dinamizojë konsumin dhe të ndihmojë ndërmarrjet e vogla.

ee1103-271x200Ky dispozitiv special dhe sasia buxhetore e nevojshme duhet ende të miratohen në fillim të janarit nga deputetët, që është vetëm një formalitet pasi koalicioni i drejtuar nga Abe ka shumicën e nevojshme pas fitores së zgjedhjeve legjislative të parakohshme më 14 dhjetor.

“Duke aplikuar sa më shpjetë këto masa, mendoj se mund t’i japim ritëm konsumit si dhe ekonomive rajonale dhe të shtrijmë në të gjithë vendin një spirale të zhvillimit ekonomik”, deklaroi për median kryeministri në përfundim të një mbledhje me ekipin e tij.

Pak më shumë se një e treta e kësaj shume do të shkojë për stimulimin e konsumit të individëve dhe për aktivitetin e kompanive, 1 700 milirdë jen do të shkojnë për rindërtimin e verilindjes së shkatërruar nga cunami i marsit 2011 dhe për parashikimin e katastofave si dhe 600 milionë të tjera do të shkojnë për rigjallërimin ekonomik në ato rajone që çalojnë në këtë aspekt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button