Arte

Sonte nata finale e Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH

Në Pallatin e Kongreseve sonte mund të dëgjoni këngët finaliste të Festivalit të 53-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Në natën e dytë të këtij eventi të rëndësishëm artsitik, janë përzgjedhur 18 këngë nga 26 në konkurrim

festivali_6321

Drejtori Artistik i festivalit për këtë vit është Shpëtim Saraçi dhe skenariste Mira Tuci. Këtë vit do të ketë, pas çdo nate të festivalit, edhe Post Festival ku do të diskutohen të gjitha detajet e eventit nga kritikë, gazetarë dhe pjesëmarrës.

Festivali i 53-të i Këngës në Radiotelevizionin shqiptarka si prezantues Turjan Hysken, Floriana Garo dhe Liberta Spahiun duke i dhënë një formë spektakolare të komunikimit të këngëtarëve me publikun dhe prezantimit të tyre në skenë.

Aktori i njohur kosovar Enver Petrovci, i cili debuton për herë të parë në skenën e këtij festivali si këngëtar, është nderuar duke iu lënë atij hapja e festivalit.

Në natën e parë të këtij eventi, Petrovci këndoi këngën “Të vranë bukuri”, të cilën e ka shkruar dhe kompozuar vetë. Këngën e ka orkestruar Riza Dolaku.

Një nga këngët interesante që u pëlqye nga publiku ka qenë kënga “Himn Jetës”, e kënduar nga Julian Gjodeshi dhe e kompozuar nga Vaso Tole mbi një poezi të Fatos Arapit me të njëjtin titull.
Kënga fituese e festivalit do të përfaqësojë shtetin shqiptar në Eurovizionin e vitit tjetër, i cili mbahet në Austri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button