Ekonomia

Bashkia e Elbasanit, bashkëpunim me bashkinë e Bursës së Turqisë

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, pritur në këto ditë të fundit të vitit në një takim Kryetarin e Bashkisë së Bursas në Turqi, Abdylkadir Karlik, bashkë me stafin që e shoqëronte.
SONY DSCNë bisedën që patën dy zyrtarët folën mbi çështje në interes të përbashkët, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, e njohu nënkryetarin e bashkisë së Bursës me qytetin e Elbasanit, zhvillimin ekonomik, popullsinë, kulturën dhe aspekte të tjera të jetës shoqërore.
Nga ana e tij Abdylkadir Karlik e njohu Sejdinin me qytetin e Bursës, ku ndër të tjera ka folur për numrin e lartë të shqiptarëve që jetojnë aty.SONY DSC
Më tej Sejdini dhe Karlik folën edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy bashkive sidomos në fushën e kulturës dhe të ekonomisë.
Nënkryetari i bashkisë së Bursës është njohur më nga afër me qytetin e Elbasanit gjatë ditës në vijim, ku ka vizituar objekte historike dhe të trashëgimisë kulturore.
Në këtë vizitë Abdylkadir Karlik ka qenë i shoqëruar nga disa qytetarë nga Kosova dhe drejtues të shoqatave alpinistike të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button