Home / Qeveritare / MPJ, numër kontakti për të njohur gjendjen e pasagjerëve shqiptarë

MPJ, numër kontakti për të njohur gjendjen e pasagjerëve shqiptarë

Ministria e Punëve të Jashtme vendos në dispozicion të familjarëve të pasagjerëve që ndodhen në bordin e tragetit “Norman Atlantic” numrin e kontaktit: +355 69 935 6685.

Ministria-e-Jashtme-320x168Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se ishin evakuar nga trageti 11 shqiptarë, ndërsa 11 të tjerë janë ende në bord dhe pritet të largohen nga trageti në orët në vijim.

Gjithashtu, në anijen “Norman Atlantic”, që mori flakë mëngjesin e së dielës janë ende dhe 115 persona, ndërsa janë evakuar 363 persona, njofton Marina Italiane.

Në bordin e anijes “Norman Atlantic”, sipas konsullatës shqiptare në Athinë ishin 22 shtetas me pasaportë shqiptare, 11 prej të cilëve janë evakuar, ndërsa pjesa tjetër pritet të evakuohet në orët në vijim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: