Home / Arte / Muzike / Elhaida Dani triumfon në Festivalin e RTSH-së

Elhaida Dani triumfon në Festivalin e RTSH-së

Elhaida Dani, me këngën “Diell”, u vlerësua mbrëmjen e djeshme me çmimin e parë të Festivalit të 53-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, këngë me të cilën do të përfaqësojë edhe Shqipërinë në Eurovizion.
ELHAJDA-DANI-FITUESE-E-FEST-53-RTVSH-1“Kjo do të thotë shumë për mua , faleminderit që më dhatë mundësinë të përfaqësoj vendim tim në një festival kaq të rëndisishëm, faleminderit jurisë, drejtuesve të festivalit madhështorë, krijuesve të këngës sime”, u hspreh Elhaida pas marrjes së çmimit.
Juria e përbërë nga Agim Doçi, Dadid Tukiçi, Fatos Baxhaku, Alida Hisku , Genc Dashi, Rona Nishliu dhe Evi Reçi vlerësuan me 82 pikë këngën “Diell” me muzikë të Aldo Shllakut dhe tekst të Viola Trebickës dhe Sokol Marsit, ndërsa në vendin e dytë u rendit Bojken lako me këngën “Të ndiej” dhe në të tretin Linda Halimi me këngën “S’të fal” të këngëtares Linda Halimi.
Gjergj Leka mori çmimin e intepretimit me këngën “Himn”, ndërsa kënga “Bajram” e “Offchestra” mori çmimin e jurisë Pop.ELHAJDA DANI FITUESE E FEST 53 RTVSH (3)
Festivali u prezantua nga Floriana Garo, Liberta Spahiu dhe Turjan Hyska.

One comment

  1. me ne fund muzika pa komunistet ;;;;pa kenge per ENVERIN DHE PARTINE SE NA CANE TRAPIN PER 40 VJET …. URIME FESTIVALIT …TE RI …

Leave a Reply

%d bloggers like this: