Teknologji

Rrjedhin specifikat e One Plus Two

Për disa muaj me radhë tashmë, në internet flitet shumë për pasardhësin e OnePlus One, i cili pritet të debutojë në treg në tremujorin e tretë të vitit 2015.

rrjedhin-specifikat-e-one-plus-two_hdEdhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim për modelin e saj të ri të telefonit nga kompania kineze, Geekbuying e ka listuar modelin OnePlus Two për shitje me pakicë, dhe ka zbuluar disa nga specifikat e këtij telefoni.

Sipas këtij listimi thuhet se OnePlus Two do të vijë me ekranin prej 5.5 inç me 1920 x 1080 piksel, edhe pse më herët thuhej se cilësia e ekranit do të ishte në QHD me 2560 x 1440 piksel.

Megjithatë në rrjedhjen e specifikave nga kompania kineze përfshihet edhe procesori quad-core Snapdragon 805 në 2.7GHz me 3GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Ndërsa, në mesin e specifikave tjera përfshihet edhe kamera kryesore me 16MP, dhe ajo e përparme me 5MP, bateria me 3,300 mAh që punon në Color OS të bazuar në Android 4.4 KitKat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button