KronikaRajoni

Evakuohen të gjithë pasagjerët e tragetit ”Norman Atlantic”

Të gjithë pasagjerët e tragetit ”Norman Atlantic” që u përfshi dje nga flakët në brigjet shqiptare dhe si pasojë humbën jetën pesë persona, u evakuan, njoftuan sot rojat bregdetare italiane.

pasagjere-traget“Të gjithë pasagjerët u evakuan ndërkohë që nëntë anëtarë të ekuipazhit ndodhen ende në bord për inspektimin e anijes”, konfirmuan rojat bregdetare italiane në rrjetin social Twitter.

Norman Atlantic transportonte 476 persona, 56 anëtarë të ekuipazhit dhe 422 pasagjerë.

Zjarri që përfshiu tragetin ”Norman Atlantic”, dje në brigjet shqiptare, ka shkaktuar pesë të vdekur, mbytur në detin Adriatik ku operacionet e shpëtimit vazhduan edhe sot.

Kryeministri italian, Matteo Renzi konfirmoi sot bilancin prej pesë të vdekurish, në një konferencë shtypi në Romë.  Renzi falenderoi forcat e shpëtimit që kanë mundësuar shmangien e një tragjedie  dhe siguroi se operacionet e shpëtimit do të përfundonin në orët që vijnë.

Autoritetet detare italiane, greke dhe shqipëtare u angazhuan në një garë kundër kohës për shpëtimin e qindra personave, që vazhdonin të ishin të bllokuar edhe sot në tragetin ”Norman Atlantic”, që transportonte 478 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, pjesa më e madhe grekë.

Sot, rreth orës lokale 12:00 (11:00 GMT), marina ushtarake italiane theksoi se 379 persona ishin shpëtuar nga helikopterët dhe anijet e dërguara në vendngjarje.

”Rreth 50 nga këta të mbijetuar mbërritën sot në mëngjes në Bari, në bordin e anijes “Spirit of Piraeus”, sipas autoriteteve italiane.

“Gjendja e këtyre të mbijeturve është e mirë, pjesa më e madhe grekë”, theksoi prefekti i Barit, Antonio Nunziante.

Prokuroria e Barit njoftoi sot nisjen e një hetimi kriminal pas zjarrit që përfshiu tragetin ”Norman Atlantic”, ku si pasojë humbi jetën një person.

Prokurori, Giuseppe Volpe njoftoi nisjen e këtij hetimi pasi vizitoi kapitenerinë në portin e Barit, ku mbërritën sot 50 të mbijetuar nga zjarri që përfshiu dje tragetin ”Norman Atlantic”. Trageti ”Norman Atlantic” u përfshi dje nga flakët me 478 persona në bord.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button