Kronika e zeze

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes një fëmijë, plagosen 5 të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e mbrëmjes së të hënës në kryeqytet, pranë “Kopshtit Botanik”. Një fëmijë 11 vjeç ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij dhe nëna, janë plagosur.

1419897293AKSIDENTI-MBULIM_1Të aksidentuarit janë bashkëshortja dhe fëmijët e ish-ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, ku fatkeqësisht djali i madh ka ndërruar jetë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti, me të cilin udhëtonin Enkelejda Peka me dy djemtë, R.Peka 11-vjeç dhe I.Peka 8 vjeç dhe një tjetër fëmijë, është goditur nga pas nga një makinë tip “Benz” me targa angleze, e cili drejtohej nga Uarda Çota 26 vjeçe, për të cilën policia dyshon se ishte e dehur.

Nga përplasja të dyja automjetet kanë përfunduar në një gropë në anë të rrugës, e cila është ende në ndërtim e sipër.

I lënduar është edhe një fëmijë 11-vjeçar, i identifikuar si A.Bylykbashi dhe dy vajzat që udhëtonin me automjetin tip “Benz”.

Të plagosurit janë në spitalin e Traumës, ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button