Kronika

BSH, Bitraj, sekuestro mbi transfertat jashtë vendit

Një informacion i mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, në rrugë jozyrtare, se Ardian Bitraj ka transferuar para jashtë vendit, ka bërë që hetuesit të kthejnë sytë drejt agjencive të ndryshme të transfertave.

Vjedhja-në-BSHProkuroria-hetim-certifikatës-së-sigurisë-për-Ardian-BitrajPërmes një urdhër sekuestroje, u është kërkuar agjencive që t’u vënë në dispozicion, transfertat e bëra përgjatë tri viteve të fundit, për të verifikuar nëse në ndonjë rast, ishpunonjësi i Arkës Stok në Thesarin e Shtetit ka firmosur për ndonjë transfertë parash jashtë vendit. Duket se ky veprim hetimor do të kërkojë jo pak kohë, por për prokurorinë është tejet e domosdoshme, pasi ende nuk është konfirmuar plotësisht se ku përfunduan 713 milionët, që rezulton se janë vjedhur në Departamentin e Emisionit, në Linzë. “Kemi dërguar urdhër sekuestro në agjencitë e transfertave të parave.

Pasi të na vënë në dispozicion materialet e kërkuara, do të verifikojmë një për një, nëse Ardian Bitraj, kolegia e tij, Mimoza Bruzia dhe personat e lidhur me ta, kanë kryer ose jo transferta jashtë vendit. Dosja ndaj këtyre të dyshuarve është gati dhe dërgimi i saj në gjykatë është çështje kohe, dhe varet nga përgjigjja që do të na vijë nga agjencitë e transfertave të parave”, tha një zyrtar i prokurorisë. Në fakt, Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtaj, ky i fundit nipi i Bitrajt, janë tre të dyshuarit për vjedhjen e Thesarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button