Qeveritare

Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj deklaratës së PD për kontrollin shëndetësor falas

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj deklaratës së Partisë Demokratike për kontrollin mjekësor, që sipas tyre nuk është falas.

Ministri-i-Shendetesise-Ilir-Beqaj-në-analizën-300-ditore-të-punës-së-qeverisë-Foto-Agim-Dobi-525x350Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se “përpara se të ndajmë me qytetarët shqiptarë se çfarë kemi arritur të bëjmë që kur morëm detyrën në shtator 2013 e deri më sot, besojmë se është ende e nevojshme të risjellim në vëmendje gjendjen mjerisht të rrënuar në të cilën e gjetëm vendin dhe posaçërisht, shëndetësinë shqiptare’.

Sipas Beqaj, në shtator 2013  gjendja e spitaleve ishtë e pafurnizueshme me barna dhe materjale mjekësore.

“Shumë prej pajisjeve të rëndësishme diagnostikuese nuk punonin, dhe në rast defektesh, ishte praktikisht e pamundur t’i rregulloje, pasi papërgjegjshmëria e ministrit paraardhës i kish lënë pa kontrata mirëmbajtjeje. U përballëm me mjekë dhe infermierë të dekurajuar në tërësi nga mosfunksionimi i sistemit dhe me një motivim shumë të ulët për të përditësuar dijet e tyre profesionale, ndërkohë që borxhet për detyrime financiare të papaguara ndaj furnitorëve dhe ofruesve të ndryshëm të shërbimeve vlerësoheshin rreth 40 milionë USD, – aq të larta sa kishte mjaftuar që furnitorët të stoponin furnizimet”, nënvizoi Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj shtoi se “ duam të sigurojmë shqiptarët se sfida jonë për një mbulim universal  është një kusht për drejtësi sociale”.

Ndërkaq, Beqaj iu referua mbulimit universal si një nga pikat kryesore të strategjisë për shëndetësinë.

“Për  të shkuar tek mbulimi universal na duhet jo vetëm të përballojmë një sërë sfidash, por dhe të bëjmë më parë disa hapa të rëndësishëm. Këtë vit ne kemi hedhur hapat e parë duke nisur me sukses zbatimin e programit për kontrollin bazë falas për grupmoshat 40-65 vjeç, i cili është një hap madhor që shkon në këtë drejtim.  Po ashtu, të gjithë jemi tashmë dëshmitarë të zbatimit me rigorozitet të ndryshimeve që hynë në fuqi në shtator të ligjit antiduhan, pas shumë tentativash të dështuara tha Beqaj.

Ndërkaq, ai tha se “ pas një mungese tre-vjecare, hapëm 365 kuota specializime ku konkurruan 734 mjekë. Ndërkohë, me rikthimine taksës progresive, që këtë vit të gjithë infermierët kanë përfituar njëpagë netto shtesë (një pagë të 13-të) dhe të gjithë mjekët një gjysëm-page netto shtesë”.

Gjithashtu, Beqaj përmendi edhe zbatimin e 10 paketave të shërbimeve shëndetësore të financuara 100% nga Qeveria./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button