Bota

SHBA kryen sulme ajrore në Somali, synohet udhëheqësi i al-Shabab

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se kanë kryer një sulm ajror kundër grupit islamik al-Shabab në Somali.

1419903054al-shabab-shbaSipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes objektiv i sulmi ishte një “udhëheqës i lartë” i grupit në Saakow. “Tani nuk mund të themi nëse ka pasur viktima në radhët e militantëve të grupit apo të civilëve. Ne jemi duke vlerësuar rezultatet e operacionit dhe do të sigurojmë informacione shtesë”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur Unionin Afrikan që është duke luftuar kundër al-Shabab. Në shtator, udhëheqësi i al-Shabab, Ahmed Abdi Godane u vra në një sulm ajror amerikan. SHBA nuk e ka identifikuar liderin që ka qenë në shënjestër të sulmit, gjithashtu nuk ka thënë nëse sulmi ishte i suksesshëm apo jo. Vetëm dy ditë më parë një udhëheqës i grupit islamik iu është dorëzuar autoriteteve në Somali.

Ai ishte njëri nga shtatë udhëheqësit e al-Shabab, për të cilët Departamenti i Shtetit në vitin 2012 pati ofruar një total prej 33 milionë dollarësh, si shpërblim për informacionet që çojnë në kapjen e tyre.

Al-Shabab po e zhvillon një kryengritje islamike kundër qeverisë së Somalisë, e cila është përpjekur ta rindërtoj vendin pas dekadave të konfliktit në kohën e përmbysjes së diktatorit Siad Barre në vitin 1991.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button