KronikaKronika e zeze

Tronditet Vlora, ekzekutohen me armë dy të rinj, plagoset një tjetër, arrestohen 3 persona

Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesditës së sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë Shkollës së Marinës, në ambientet e jashtme të një lokali, ndërsa mësohet se viktimat janë 30-vjeçari Parid Veliaj dhe 20-vjeçarja Paola Bifsha. Ndërkaq raportohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe 28-vjeçari Gerti Arapi.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, 28-vjeçarit Ervis Luluçi. Mësohet se autori pas krimit, ka lëvizur më këmbë duke përshkuar një distancë prej 800 metrash dhe më pas është kapur nga forcat e policisë. Blutë kanë ndaluar si bashkëpunëtorë edhe dy persona të tjerë, vëllain e 28-vjeçarit, Arlind Luluçi, 27 vjeç si dhe Daniel Mehmetin.

Nga raportimet e gazetarit Enrik Mehmeti, mësohet se 20-vjeçarja Bifsha ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa 30-vjeçari ka humbur jetën në spital, për shkak të plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes, ekspertët e policisë kanë sekuestruar edhe një pistoletë, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Policia ka mbledhur të gjitha provat dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button