Kronika

Kakavijë/ Ndalohen 31 sirianë dhe 2 shqiptarë, tentuan të kalonin ilegalisht kufirin

Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur ndalimin e 31 shtetasve sirianë, të cilët po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptarë.

Policia-kufitare-e-Gjirokastrës-ndaloi-sot-13-emigrantë-ilegalë-Foto-Telnis-Skuqi-ATSH-5Sipas burimeve policore mësohet se efektivë të uniformave blu të policisë kufitare kanë ndërmarrë dy operacione mëngjesin e sotëm, gjatë të cilave janë ndaluar 31 shtetasit sirianë, si dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë.

Në këtë kuadër është arrestuar M. Lala dhe K. Aliaj nga Tepelena, të cilët janë kapur brenda një grupi prej 11 shtetasish sirianë në afërsi të vijës së kufirit duke i ndihmuar ata kundrejt vlerës 50 euro për secilin.

Në operacionin e dytë janë kapur 20 shtetas sirianë afër mullirit të vjetër poshtë Kakavijës. Klandestinët janë kthyer mbrapa sot me urdhra të largimit vullnetar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button