Kronika

Kopshtet e Tiranës pa ngrohje. Viti nis me probleme për fëmijët

Nis me probleme viti i ri për fëmijët e kryeqytetit të cilët janë sistemuar në kopshtet e Tiranës.

Foto-ilustruese-350x185Gjatë një vëzhgimi të kryer nga gazetarët tanë që kanë qenë në disa nga institucionet e arsimit parashkollor mungonte ngrohja, ndërkohë që temperaturat kanë arritur zero gradë këtë mëngjes.

Kaldajat e vendosura prej kohësh thuajse në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit nuk kanë funksionuar dhe vogëlueshët po qëndrojnë në të ftohtë.

Drejtuesit e kopshteve dhe edukatoret, në disa institucione të Tiranës, kanë bërë të ditur për ATSH-në se nuk funksionon sistemi i kaldajave, i cili që nga viti 2011 nuk funksionon me naftë por me mbeturina drusore, një projekt pilot i anonçuar me mjaft ambicje nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

Agjencia Telegrafike Shqiptare do ta ndjekë këtë problem në vazhdimësi duke kërkuar prononcimin e institucioneve përgjegjëse, në radhë të parë të bashkisë së Tiranës, e cila është përgjegjëse për ngrohjen e kopshteve dhe shkollave por edhe të Drejtorisë Arsimore të Qytetit Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button