Ekonomia

Në fillim të 2015-s, leku humb pikë ndaj valutave kryesore

Në tregun e këmbimit valutor vendas edhe në ditët e para të vitit 2015 monedha e gjelbër amerikane ka ruajtur pozita të forta në këmbim me lekun.

0301-KEMBIMI-VALUTOR-526x35072Sipas kursit zyrtar në Bankën e Shqipërisë të hënën një dollar këmbehet me 115.23 lekë ndaj 114.65 lekë që ishte në javën e fundit të muajit dhjetor 2014, duke shënuar kështu nivelin më të lartë të arritur ndonjëherë përballë lekut shqiptar.
Këtë fillim viti edhe monedha europiane euro është forcuar. 1 euro këmbehet me 140.14 lekë nga 139 që ishte një javë më parë.
Sipas kursit të BSH-së, zhvlerësimi i monedhës shqiptare konstatohet ndaj të gjitha monedhave të tjera të huaja, siç është paundi britanik, jeni japonez apo franga zvicerane.

Ekspertët shpjegojnë se, forcimi i monedhës amerikane është një fenomen që po ndodh edhe në tregjet ndërkombëtare valutore, ku monedha Euro vlerësohet se e ka filluar vitin 2015 në pikën e saj më të ulët krahas Dollarit amerikan, në dy vitet e fundit.
Monedha e cila përdoret nga 19 shtete evropiane, ka shënuar rënie, duke bërë që një euro të jetë e barasvlefshme me 1.2 dollar amerikan.

Rënia e monedhës Euro është nxitur nga përpjekjet e Bankës Qendrore Evropiane për stimulimin e ekonomisë.
Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, ka thënë se këshilli qeverisës i bankës, është unanim që të ndërhyjë, me qëllim që të mos ketë rënie të mëtejshme.
Por pavarësisht këtij trendi, në Shqipëri euro vijon të qëndrojë në kuota shumë të larta për shkak të kërkesës për këtë monedhë në treg dhe si pasojë e nxjerjes së fitimit jashtë shtetit të kompanive bija.
Vlerësimi i dollarit në tregun e këmbimit valuator në Shqipëri shpjegohet me faktin e përmirësimit ekonomik të SHBA-ve, çka e ka forcuar këtë monedhë në tregjet ndërkombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button