Kronika

Durrës, humbin në det dy peshkatarë që prej pasidtes së djeshme

Dy peshkatarë në Durrës, rezoltojnë të zhdukur që prej pasdites së djeshme. Alarmi është dhënë nga familjarët e tyre, të cilët kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare që të nisin kërkimet në detin e Adriatikut.

durresMësohet se peshkatarët Avni Shahinaj dhe Bekim Maçinaj dolën për të peshkuar në sektorin “Rinia” dhe kanë humbur kontaktet që prej pasdites së djeshme. Telefonat e tyre nuk funksionojnë ndoshtapër shkak të mungesës së valkëve.

Burimet zyrtare të Policisë së Durrësit thonë se nisën kërkimet që në orët e para të mëngjesit për të lokalizuar dy të zhdukurit. Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë dy mjete, një i policisë kufitare dhe një mjet i Rojes Bregdetare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button