Home / Politika / Nishani takim lamtumire me Ambasadorin Arvizu

Nishani takim lamtumire me Ambasadorin Arvizu

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti të hënën në një takim lamtumire Ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Alexandër A. Arvizu, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Presidenti-i-Republikës-Bujar-Nishani-priti-në-një-takim-lamtumire-Ambasadorin-e-Shteteve-të-Bashkuara-të-Amerikës-në-Tiranë-Alexander-A.-ArvizuPresidenti i Republikës shprehu në emrin e tij dhe të institucioneve shqiptare falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë nga ambasadori Arvizu gjatë viteve që shërbeu në vendin tonë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Presidenti i uroi Ambasadorit Arvizu suksese të mëtejshme në karrierën e tij diplomatike dhe detyrat e tij të ardhshme, duke e siguruar se ai do të mbetet një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: