Bota

Gjenden viktimat e AirAsia

Me përmirësimin e kushteve atmosferike, kërkimi i kutive të zeza të avionit të AirAsia-s të rrëzuar në detin e Javës, ka rinisur.

1420461167viktimatairasiaNë 28 dhjetor, fluturimi QZ8501 ishte rruges nga Surabaya e Indonezise per ne Singapor, kur u zhduk nga radaret. Deri tani, ekipet e ndihmes kane mundur te rikuperojne 37 trupa te pajete, por shumica e viktimave besohet te kene mbetur brenda avionit. Moti i keq i ka veshtiresuar se tepermi perpjekjet per te mberritur tek objektet e medha siç eshte trupi i Airbusit A320-200.

Nen uje jane leshuar deri edhe pajisje akustike me ndjeshmeri te larte, por deti i trazuar nuk ka lejuar rikthimin e zhytesve.

Tre trupa te tjere u gjeten sot, dhe ndonese ka nje permiresim te motit krahasuar me javen qe shkoi, rrymat nenujore mbeten serish te forta e te rrezikshme. Nga ana tjeter, edhe dukshmeria ne fund te detit ka qene pothuajse zero. ‘Ishte erresire e plote dhe balte’, sqaruan zyrtaret.

Erërat e fuqishme ne zone kane qene po keshtu mjaft problematike. Për shkak të këtyre kushteve, polumbaret u detyruan te pezullojne zhytjet e do të përpiqen të përdorin mjete të telekomanduara për kërkime. Ndersa vazhdon operacioni i rikuperimit te trupave dhe regjistruesit te te dhenave e atij te zerit te avionit te rrezuar me 162 persona ne bord, autoritetet indoneziane kanë pezulluar përkohësisht fluturimet e AirAsias nga Surabaya në Singapor sepse kompania nuk kishte leje për të fluturuar në këtë linjë të dielave, diten kur ndodhi dhe tragjedia ajrore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button