Home / Kronika / Pezullohen 8 zyrtarë të Komisionit të Caktimit të Aftësisë për Punë

Pezullohen 8 zyrtarë të Komisionit të Caktimit të Aftësisë për Punë

Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjykata ka vendosur masën “Pezullim nga detyra” për 8 zyrtarë të Komisionit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi kanë kualifikuar si persona që përfitojnë pagesë paaftësie shtetas të ndryshëm, të cilët nuk plotësonin kriteret përkatëse.

PROKURORIA-PERGJITHSHME-GODINA1-525x3508Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale e Rinisë dhe Shërbimi Social Shtetëror Tiranë.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka përcaktuar si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të gjithë anëtarët e KMCAP, të cilët janë në detyrë. Ndërkohë, janë të dyshuar edhe tre ish-punonjës të Komisionit Mjeko-Ligjor, të cilët janë larguar pak kohë më parë nga detyra.

Në këtë fazë të hetimit, Prokuroria e Fierit ka kërkuar masën e “pezullimit nga detyra”, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata, për anëtarët e KMCAP, shtetasit:

  1. Eljona Zilja
  2. Arnisa Sulejmani
  3. Jovan Prifti
  4. Flamur Kadiu
  5. Merita Alimadhi
  6. Novruz Çaushaj
  7. Ervin Llakatura
  8. Andrea Dollaku

Po ashtu, janë në statusin e personit nën hetim për të njëjtën vepër penale edhe tre ish-zyrtarë të Komisionit Mjeko-Ligjor, të cilët janë larguar nga detyra:

  1. Anila Peqini
  2. Novruz Caushaj
  3. Dashamir Yzeiri

Leave a Reply

%d bloggers like this: