Bota

Vrasja e 43 studentëve në Meksiko, akuzohet Maria Pineda, gruaja e kryebashkiakut

Prokuroria ka ngritur sot akuzat për krim të organizuar dhe pastrim parash ndaj bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të një qyteti në Meksikë, ku u zhdukën 43 studentë.

meksikeMaria Pineda është bashkëshortja e Jose Luis Abarca, ish- kryebashkiak i qytetit Iguala. Të dy u arrestuan në nëntor, por vetëm në këtë fillim viti tani janë zyrtarizuar akuzat ndaj saj, shkruan BBC.

Pineda është motra e vëllezërve të një bande të rrezikshme droge që operojnë në  Iguala, Guerrero. Kjo bandë rrëmbeu dhe vrau 43 studentët, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur plotësisht.

Më herët ishin ngritur akuzat ndaj të shoqit të Pineda. Ai akuzohej për krim të organizuar, rrëmbim dhe vrasje.

Zhdukja e 43 studentëve shkaktoi shumë zemërim në Meksikë, duke provokuar protesta të dhunshme që tronditën qeverisjen.

Por pse u zhdukën studentët? Mediat thonë se studentët kishin përgatitur një protestë gjatë kohës kur gruaja e kryebashkiakut do mbante një fjalim.E tërbuar, ajo urdhëroi eliminimin e tyre nga një bandë droge, e drejtuar nga vëllezërit e saj. Prokuroria thotë se ajo që e bën më të rëndë ngjarjen, është se policia vetë ia dorëzoi studentët bandës kriminale. Ata u dërguan në një landfill, u vranë dhe iu dogjën trupat.

Vetëm një student është identifikuar deri më tani nga mbetjet e gjetura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button