Bota

Libia në tatëpjetë drejt anarkisë

Në Libi shteti po humbet gjithnjë e më shumë rëndësinë. Islamistët po e sfidojnë hapur qeverinë e zgjedhur. Xhihadistët përhapin terror. Recetat e bashkësisë ndërkombëtare rrezikojnë të dështojnë përfundimisht.

Libyen Übersicht Panorama Tripolis

Libia vështirë se mund të shpëtohet më. Të paktën nga ajri jo. Shoqëria ajrore “Turkish Airlines” bëri të ditur (07.01.2015), se nuk fluturon më në këtë vend afrikano-verior. Kjo shoqëri ishte e fundit, e mori këtë vendim. Këtej e tutje Libia do ta ketë lidhjen me botën e jashtme vetëm përmes shoqërisë së vet ajrore “Afrikija”.

Vendimi i “Turkish Airlines” është një shenjë tjetër për faktin, se sa e vendosur është Libia të coptojë vetveten. Të martën (06.01.2015) një avion luftarak libian sulmoi një anije çisternë greke, e cila ndiqte kursin drejt qyteti port Derna. Dy anëtarë të ekipazhit gjetën vdekjen si pasojë. Një zëdhënës i qeverisë zyrtare të Libisë deklaroi, se qeveria merr përsipër përgjegjësinë për këtë sulm. Anija, sipas argumentimit, donte të sillte luftëtarë islamistë në qytet. Greqia e dënoi sulmin.

Kushdo që të ketë qenë ose jo në anije: sulmi tregon, se në çfarë tensioni nodhet ky vend. Qyteti Derna është epiqendër e islamistëve. Ata bashkohen nga grupe të ndryshme, që kanë qenë gjithmonë të pranishëm në Libi, shpjegon politologu Hasni Abidi në intervistë për DW. Nga ana tjetër ka edhe shoqata, anëtarët e të cilave kanë luftuar jashtë vendit dhe tani janë kthyer në atdhe. “Këta të fundit kanë lidhje edhe me organizatësn terroriste Shteti Islamik”.

Libyen Kampf gegen IS
Vend i përçarë, skenë nga luftimet në Libi

Dobësia e shtetit në favor të xhihadistëve

Grupet radikale përfitojnë nga dobësia e shtetit të Libisë, i cili nuk është më në gjendje të përmbushë shumë prej detyrave klasike shtetërore. Ajo çka është më e rëndësishme shteti ka humbur monopolin e pushtetit. Libia nuk ka më as një qeveri të rregullt. Qeveria e zgjedhur e njohur ndërkombëtarisht është arratisur prej grupeve islamiste në thellësi të jugut të vendit në qytezën Tobruk prej nga përpiqet ta drejtojë vendin. Njëkohësisht në Tripoli është etabluar një qeveri islamike, që përpiqet ta konceptojë shtetin sipas përfytyrimeve të veta.

Vakumi i pushtetit kërcënon ta zhysë Libinë në kaos. Të shtunën (03.01.2015) islamistët radikalë rrëmbyen 15 koptë. Egjiptianët janë pjesë e një grupi punëtorësh, që ishin të punësuar në qytetin port Sirte. Edhe një javë më parë ishin rrëmbyer shtatë koptë, e po ashtu ditë më parë atje u vranë një çift kopt dhe vajza e tyre. Qeveria deklaroi, se ka vendosur kontakt me drejtuesit e fisit të grupit të madh, por zëdhënësi pranoi gjithashtu, që ajo nuk ka më kontroll ndaj territoreve të dominuara prej ekstremistëve.

Überladener LKW Grenze Niger - Libyen
Qarkullimi në kufirin mes Libisë dhe Nigerisë

Xhihadistët ndërkohë përpiqen të vendosin nën kontroll territore të tjera.”Ekziston rreziku, që vetëm prania e tyre të tërheqë edhe të tjerë shokë ideali. Eshtë e kuptueshme se që këtej vjen edhe rrezik për Europën”, thotë Hasni Abidi.

Fillimisht ekstremistët po depërtojnë jo drejt veriut, por drejt jugut në drejtim të zonës Sahel. Në këtë brez shkretëtire që kalon mespërmes Afrikës veriore janë vendosur gjithnjë e më shumë xhihadistë dhe pasoja ka qenë që shtete si Mali, Nigeria dhe Çadi kanë humbur kontrollin ndaj territoreve të tyre të shtrira në këtë zonë. Franca në fillim të kësaj jave deklaroi, se do të sulmojë xhihadistët, që zhvendosen nga Libia në këtë zonë.

Kurthet e “dialogut”

Përpjekjet e OKB-së për të ndërmjetësuar mes dy kampeve kanë dështuar. Një takim i planifikuar për këtë javë është anulluar. Zyrtarisht thuhet, se nuk është gjetur një vend i sigurtë për organizimin e konferencës.

E pasigtë është se ç’politikë do të mund ta sillte Libinë sërish në një rrugë konstruktive. Gazeta “Libya Herold” nisur nga propozimet e botës së shteteve perëndimore nxjerr një konkluzion me rezerva. Sipas saj ndonëse zgjedhjet e lira i spostuan islamistët, këta nuk e pranuan këtë situatë. E kësisoj ata kërcënojnë qeverinë e rregullt. Gazeta nuk ka shpresë as tek propozimi për “dialog” i parashtruar prej bashkësisë ndërkombëtare. Një zgjidhje e tillë nënkupton që qeveria e legjitimuar në mënyrë demokratike të vihet në një nivel me sfiduesit e saj, që nuk kanë marrë votën.”Të hysh në dialog në rrethana të tilla do të thotë të minosh bazën e demokracisë – e me këtë pikërisht procesin për arritjen e të cilit NATO u angazhua me bombat e saj.” Një dialog në rrethana të tilla është si një ftesë ndaj puçistëve, që të vazhdojnë të përdorin dhunën. Ata propozimin për dialog do ta interpretojnë sipas mënyrës së tyre: më i forti fiton. Zgjidhja mund të jetë vetëm duke u distancuar prej islamistëve, mendon eksperti.

Por ndërkohë islamistët janë në vend. Ndaj është i nevojshëm një plan kombëtar, që të çojë drejt zgjedhjeve të reja, thotë Hasni Abidi. Madje ky plan mundësisht duhet të realizohet pa ndonjë influencë të madhe nga jashtë. “Sepse tek e fundit libianët mund ta zgjidhin konfliktin vetëm me forcat dhe vullnetin e vet.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button