Kosova

Thaçi, Nikoliqit: Zgjohu nga ëndrra, Kosova ka shtatë vite që është e pavarur

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi theksoi të mërkurën se sa herë Serbia pretendon të bëj zhurmë politike për gjoja prezantimin e planeve të saja për ofrimin e zgjidhjes përfundimtare për Kosovën, kjo edhe më tepër e forcon bindjen tonë se sa të vështirë e ka ajo ta tejkalojë mentalitetin ekspansionist të shekullit të kaluar.

tha-ccedil-i-nikoliqit-dilni-nga-e-kaluara-kosova-q-euml-shtat-euml-vite-euml-sht-euml-e-pavarur_hdAi në një postim në rrjetin social Facebook tha se këto plane të dështuara nuk janë befasi, ashtu, siç nuk janë as për ato shtete demokratike të botës që kanë ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë.

“Ne vetëm mund të shfaqim zhgënjimin tonë për ekzistimin e mëtejmë të kësaj qasje nga një shtet fqinjë i cili pretendon të bëhet pjesë e familjes evropiane. Ndërsa, dihet shumë mirë se cilat janë arsyet dhe parimet mbi të cilat është themeluar dhe funksionon Bashkimi Evropian. Mirëpo, ne do t’i ndihmojmë fqiut tonë verior që të dal nga mentaliteti i shekullit të kaluar, duke ia bërë të qartë se Kosova ka 16 vite që është e lirë dhe 7 vite si shtet i pavarur i njohur nga pjesa më e madhe e shteteve të botës”, shkruan Thaçi.

Ai tha se Kosova është e vendosur të lëviz përpara drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. “Ndërkohë, ne shpresojmë se politikanët në Beograd do të zgjohen sa më shpejt nga ëndrrat e tyre dhe ta kuptojnë që Kosova si ankth i krijuar në mendjet e tyre, tashmë ka përfunduar. Disa e kanë kuptuar këtë fakt shumë kohë më parë, ndërsa të tjerët mbetet ta bëjnë të njëjtën gjë sa më parë”, shprehet Thaçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button