Politika

Balla letër banorëve të Librazhdit: OSSHE të ndërhyjë në të gjithë rrjetin

Banorët e Librazhdit, kanë qenë një ndër zonat më të prekura nga mungesa e energjisë elektrike, për shkak të motit me borë që dëmtoi rrjetin.

ballaDeputeti socialist Taluant Balla përmes një letre të postuar në ‘Facebook’ të cilën ia ka dërguar elektoratit të tij shpreh keqardhje për situatën e krijuar.

Duke e quajtur situatë emergjente, Balla nënvizon se “Ishte dhe është i padenje, përdorimi i kësaj fatkeqësie natyrore për qëllime politike.”

Deputeti socialist akuzon Këshillin e qarkut për mos marrjen e masave për pastrimin e akseve dhe se ka kërkuar procedimin penal të personave përgjegjës për mos-hapjen e rrugeve.

Gjithashtu i ka kërkuar  OSHE-së  që menjehere në pranverë të ndërhyhet totalisht në të gjithë rrjetin.

Më poshtë, letra e plotë e deputetit të PS-së Taulant Balla drejtuar të gjitha familjeve te Librazhdit-

Të dashur motra dhe vëllezër të Librazhdit,

Sigurisht dëshiroj ta filloj këtë letër drejtuar cdo familje të Librazhdit me një keqardhje të madhe për situatën që u krijua në prag të ndërrimit të viteve me reshjet e deborës, për pasojë shkatërrimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në të gjithë rrethin e Librazhdit. Më vjen shumë keq që shumë fëmijë të vegjël, familje me njerëz të sëmure apo në moshë të thyer, e kaluan festën e ndërrimit të viteve pa drita.

Reshjet e deborës ishin të rralla për nga forma dhe shpejtësia. “Këtë borë me kaq shumë ujë e akull brenda saj, nuk e kishim parë kurrë”, më tha një nënë e nderuar në Lunik me date 31 Dhjetor. Reshjet ranë më shumë vertik dhe menjëherë bllokuan rrugë. Më pas erdhën temperaturat e acarta. Po aq të pazakonshme për zonën tonë ishin edhe temeraturat deri në -20 në disa fshatra. Ishin të gjitha këto kushte atmosferike që shkaktuan atë fatkeqësi natyrore, e cila gjithë të keqen e vet e lëshoi mbi shtyllat dhe telat e energjisë elektrike. U veshën telat e energjisë me akull dhe u thyen shtyllat në mes si të ishin shkopinj.

Pas goditjes, situata ishte katastrofike. Me date 29-31 Dhjetor u bënë përpjekje më shumë për të parandaluar ndonjë aksident fatal të ndonjë banori që mund të binte në kontakt me tensionin. Kujtoj u shkatërrua tensioni i lartë dhe i ulët. I gjithë rrjeti ishte në tokë. Dhjetra kilometra rrjet i shkatërruar. Po ju jap vetëm një shëmbull. Vetëm në komunën Stravaj ishin 15 kilometra rrjet të shkatërruar.

Me të identifikuar këtë situatë katastrofike kërkuam ndihmën e qeverisë dhe të Drejtorisë qendrore të OSHEE. Menjëherë pas festës së ndërrimit të viteve, erdhën brigadat me elektricista nga shumë rrethe të tjera si: Gjirokaster, Shkodër, Përmet, Sarandë, Tiranë, Durrës, Peqin, Gramsh, Elbasan etj, nën drejtimin e drejtuesve të OSHEE. U siguruan edhe materialet ndihmëse: disa qindra shtylla, dhjetra kilometra tel elektrik, qindra izolatore dhe disa tranformatorë të rinj.

Puna për rivendosjen e rrjetit filloi në fillim me hapjen e rrugëve për transportimin e materialeve. Megjithëse është detyrim i Këshillit të Qarkut hapja e rrugëve rurale, kjo nuk ndodhi. I kam kërkuar institucioneve përgjegjëse procedimin penal të personave përgjegjës për mos-hapjen e rrugëve. Shteti jep para për hapjen e rrugëve, por Drejtoria e Rrugëve Rajonale nuk hapi qoftë edhe 1 metër.

Por për fat të mirë në shumë fshatra ishin vetë banorët që e bënë me krahë transportimin e materialeve dhe po me krahë hapën gropat për shtyllat. I falenderoj të gjithë edhe një herë, megjithëse jam përpjekur që të shkoj vetë dhe t’i falenderoj personalisht në çdo fshat. Kishte edhe ndonjë fshat ku nuk pati solidarizim, megjithatë puna vazhdoi.

E kam mirkuptuar në cdo fshat irritimin e ndonjë banori për faktin se nuk kalohet festa e Vitit të Ri pa drita, por ishin të shumtë ata prindër, motra dhe vëllezër që mirëkuptonin fatkeqësinë natyrore. Kishte edhe ndonjeërast ku ndonjë partiak i vogël, i nje partie që për 8 vjet nuk vuri qoftë edhe një shtyllë të re në Librazhd, që nuk nguroi t’i shante elektricistet, por kjo ishte shumë e rrallë. Ishte dhe është i padenjë, përdorimi i kësaj fatkeqësie natyrore për qëllime politike.

Këto ditë po punohet në cdo fshat për rishtrimin e rrjetit. Kjo është faza e emergjencës. Ndërkohë i kam kërkuar OSHE që menjëherë në pranverë të ndërhyhet totalisht në të gjithë rrjetin.

Në fund më lejoni t’ju them edhe një herë se këto ditë kanë qenë ditë të vështira edhe për mua si deputeti juaj dhe djali juaj. Bashkë me drejtuesit e OSHEE jam munduar të shkoj në çdo zonë me problem dhe të ndjek nga afër riparimin e rrjetit. Kam komunikuar në telefon me qindra banorë çdo ditë dhe i kam mirkuptuar për gjithçka.

Sot dua t’ju falenderoj të gjithëve për mirkuptimin tuaj dhe shpresoj se situata të tilla të mos kemi në këto përmasa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button