Kosova

Plani serb për Kosovën, ndërmjet Tirolit Jugor dhe Republika Srpska-s

Deri në fund të kësaj jave, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, do të nisin konsultimet zyrtare për zgjidhjen e statusit përfundimtare të Kosovës.

plani-serb-p-euml-r-kosov-euml-n-nd-euml-rmjet-tirolit-jugor-dhe-republik-euml-s-serbe-t-euml-beh_hdPlani për zgjidhjen e statusit së Kosovës, sipas informatave të “Veçernje Novosti”, duhet të jetë i gatshëm para se të arrihet një marrëveshje përfundimtare në Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, shkruan “Veçernje Novosti”, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimeve të mëparshme, dokumenti i ri mes Beogradit dhe Prishtinës do të duhet të nënshkruhet kur të përmbushen detyrimet sipas marrëveshjes së parë mbi parimet e normalizimit të marrëdhënieve, duke përfshirë formimin e Asociacionit të komunave serbe, ndërsa takimet e reja mes dy qeverive priten të fillojnë në muajin shkurt.

Ndërkaq, këshilltarja e presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, tha se propozimi i Nikoliqit do “të jetë specifik, përkatësisht i cili tashmë është aplikuar në botë”.

“Mund të them, për shembull, do të shfrytëzojmë elementet e modelit të Tirolit Jugor apo Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button