Europa

Presidenti Hollande shpall ditë zie në Francë pas atentatit kundër ‘Charlie Hebdo’

Presidenti francez, Francois Hollande bëri të ditur që Franca do të mbajë ditë zie të enjten. Vendimi erdhi pas një atentati të tmerrshëm ndaj revistës satirike Charlie Hebdo, nga i cili mbetën të vrarë 12 vetë.

hollande

Në një deklaratë drejtuar kombit të mërkurën në mbrëmje, presidenti Hollande tha se flamujt do të ngrihen në gjysmë shtizë në të gjithë vendin për tri ditë.

E enjtja do të jetë hera e pestë në 50 vitet e fundit, kur në Francë është shpallur ditë zie.
Dhjetëra mijëra parizianë, agjenci të ndryshme lajmesh flasin për deri 100.000 vetë, dolën te mërkurën pas atentatit në rrugët e Parisit. “Uniteti është “arma më e mirë” e Francës, tha Hollande
“Asgjë nuk mund të na përçajë, asgjë nuk duhet të na ndajë. Liria do të jetë gjithmonë më e fortë se barbaria”, shtoi ai. Presidenti francez vlerësoi më tej veprën e “kronistëve kurajozë” të revistës satirike.
‘Mesazh i lirisë’
Persona të armatosur sulmuan të mërkurën pasdite zyrat e revistës Charlie Hebdo dhe nisën të hapin zjarr.
Midis 12 të vrarëve janë katër anëtarë të stafit të Charlie Hebdo-s, duke përfshirë edhe kryeredaktorin e revistës Stephane Charbonnier dhe karikaturistin e famshëm Jean Cabut, së bashku me Georges Wolinskin dhe Bernhard Verlhacun, të njohuzr me pseudonimin Tignous. U vranë edhe dy policë.
Tweet-i i fundit i publikuar nga Charlie Hebdo ishte një pikturë që kishte objekt udhëheqësin e shtetit “Shteti islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, të cilit i uronte shëndet të mirë.
“Përmes ndikimit të tyre dhe pavarësisë, ata i prekën francezët brez pas brezi”, tha Hollande.
“Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë këtë mesazh paqeje në emër të tyre”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button