Home / Rajoni / SYRIZA në avantazh edhe në sondazhin e fundit

SYRIZA në avantazh edhe në sondazhin e fundit

Avantazh të SYRIZA-s me 3,2 për qind kundrejt ”Demokracisë së re” paraqet sondazhi i kompanisë GPO për llogari të televizionit grek ”Mega Channel”.

aa239Më konkretisht, SYRIZA merr 28,5 për qind dhe ”Demokracia e re” 25,3.

Pasojnë ”Lumi” 5,8, Partia Komuniste 5,7, ”Agimi i artë” 5,4, PASOK-u pesë, ”Grekët e Pavarur” 2,7, ”Lëvizja e Socialistëve Demokratë” 2,6, LAOS dy dhe ANTARSYA një për qind.

Në sondazhin e ALCO-s që publikohet në të përjavshmen “Pontiki”, SYRIZA arrin 33,8 për qind, ”Demokracia e re” 30,5, Lumi 4,5, ”Agimi i artë” 4,4, Partia Komuniste 4,1, PASOK-u 3,9, ”Grekët e pavarur” 2,4 për qind.

Sondazhi i kompanisë Pulse RC për llogari të televizionit ”Action 24”, rezulton me avantazh 3,5 për qind për SYRIZA-n, që merr 29për qind. ”Demokracia e re” 25,5 dhe pasojnë PASOK-u, Lumi dhe ”Agimi i artë” me nga 5,5, Partia Komuniste pesë, ”Grekët e pavarur” tre dhe Lëvizja e Socialistëve Demokratë 2,5 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published.